Një kamerier shqiptar në Maltë, ka shpëtuar jetën e një të moshuare, duke u bërë kështu heroi i saj.
73-vjeçarja Patricia Neto, është mby tur ndërkohë që ishte duke ngrënë me miqtë e saj në një restorant në Ghar Lapsi, dhe mund të mos ishte më në jetë nëse nuk do të ishte për ndihmën e kamerierit shqiptar Endri Demaj.
E moshuara ka rrëfyer se para se t’i jepej ndihmë, ajo nuk mund të merrte frymë dhe ishte e sigurt se do të hu mbiste jetën.
Ajo shpjegoi se miqtë e saj kanë kërkuar ndihmë dhe Endri menjëherë ka reaguar me një sërë manovrash të cilat i kanë shpëtuar edhe jetën.
Neto rrëfeu se gjesti heroik është vlerësuar edhe nga të pranishmit të cilët kanë shpë rthyer në lot.
Në një postim në Facebook, vajza e 73-vjeçares, Carole Khosla, falënderoi publikisht kamerierin që i shpëtoi je tën nënës së saj.
Ajo gjithashtu u tregua mirënjohëse pasi i riu shqiptar është kujdesur për nënën e saj edhe pas aks identit, derisa Neto e mori veten plotësisht.