Nderim kujtimit të tre Heronjve të Shkodrës: Perlat Rexhepi, Branko Kadia dhe Jordan Misja
Fshati Vajzë i Labërisë trime mikpriti sot ceremoninë përkujtimore të nderimit të 3 heronjve të Lu ftës Antifashiste Nacional-Çl irimtare Perlat Rexhepi, Branko Kadia dhe Jordan Misja.
Tre dë shmorët ishin në lule të rinisë kur dora gja katare e pus htuesit ia ndërpreu atë b arbarisht, si sot 80 vite më parë, më 22 qershor 1942.
Në mëngjesin e 22 qershorit 1942, qindra forca pu shtuese rrethuan shtëpinë e Jordan Misjes në Shkodër.
Me anën e kryeplakut që bashkëpunonte me fashistët, këtyre partizanëve trima iu kërkua të dorëzoheshin. Por përgjigja e tyre e përsëritur ishte “lu ftëtarët e lirisë nuk dorëzohen”.
Shpërtheu be teja e ashpër dhe qëndrimi heroik dhe i pashoq i 3 djemve-burra bëri bujë jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë.
Sakrifica e tyre frymëzoi mijëra të tjerë të rinj të cilët iu bashkuan lu ftës dhe e shkruan historinë e saj me gërma të arta.
I lavdishëm qoftë kujtimi i tyre! Nderim për birin trim të Vajzës, Perlat Rexhepin dhe shokët e tij të shkodranë të ar mëve, Branko Kadinë dhe Jordan Misjen.
Mirënjohje për organizatën e dë shmorëve dhe veteranëve të LANÇ-it dhe shoqatën “Labëria”, dega Vlorë për organizimin e ceremonisë së sotme. Falenderime shoqatës së dëshmorëve të LANÇ-it nga Shkodra të cilën e nderuan këtë aktivitet me praninë e tyre.
Pas ceremonisë, miqtë nga Shkodra vizituan parkun arkeologjik të Amantias.
I përjetshëm qoftë kujtimi i “3 heronjve të Shkodrës” dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë!
I paharruar do të mbetet përjetësisht në kujtesën e pjesëmarrësve në LANÇ dhe të gjithë popullit shqiptar data 22 Qershor 1942, ku u zhvillua epopeja hero ike në Fushë-Firej të Shkodrës dhe ku ranë heroikisht kundër forcave f ashiste 3 trimat e pamposhtur!
Në këtë 80 vjetor , një falenderim shkon për organizatën e dëshmorëve dhe veteranëve të LANÇ-it dhe shoqatën “Labëria”, dega Vlorë e cila me mbështetjen e Bashkisë Selenicë organizuan ceremoninë e sotme në fshatin Vajzë ku nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe shoqata e deshmorve LANC Shkodër. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!