Loading...

Flamur Noka: ‘Ministri duhet të japë dorëheqjen! Sk andal që u është fshehur shqiptarëve’

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Sipas tij, ngjarja në Itali ku “është përfshirë djali i tij është një ska ndal që u është fshehur shqiptarëve.”

“Sot jam për të de noncuar një ska ndal të rëndë ku është përfshirë djali i ministrit Brendshëm Bledi Çuçi. Një sk andal që prej kohësh ju është mbajtur i fshehur shqiptarëve dhe opinionit publik. Ministri Bledi Çuçi vazhdon të qëndrojë në detyrë, pavarësisht se djali i tij është faktuar si i përfshirë në tr afikun e ilaçeve nga Italia në kulmin e pandemisë së Covid”, u shpreh Noka.

Gjithashtu, zyrtari i lartë i PD-së së Rithemeluar deklaroi se “heshtja e Çuçit” nuk i mbulon dot faktet.

“Nëse në Shqipëri do të kishte shtete dhe demokraci funksionale, Bledi Çuçi nëse s’do dorëhiqej do duhej të ishte shkarkuar menjëherë. Bledi Çuçi ka heshtur për rolin e të birit të tij në skemën e tra fikut, të zbuluar nga autoritetet italiane. He shtja e tij e qëllimshme nuk i mbulon dot faktet e rë nda. Ai ka kaluar kufirin me dokumente të rë nda”, vijoi Flamur Noka.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com