Loading...

Fëmijët sh ajnë e k ërcënojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale/ Cili është aplikacioni ku adoleshentët tregojnë se më kë kanë bërë s*ks

Një aplikacion i quajtur “Tellonym” që nga vetë emri lejon të shkruash dhe të jesh “sekret”, ka bërë shumë fëmijë të bien pre e bu llizmit. Bashkëmoshatarët e etiketojnë njëri -tjetrin me emër mbiemër se me kë kanë krijuar marrëdhënie in time në shkollë dhe jo vetëm.ttt

Emisioni investigativ Fiks Fare ka vëzhguar për ditë me radhë këto faqe të cilat nuk shërbejnë për asgjë tjetër përveçse për të eti ketuar dhe shp ifur për njëri-tjetrin, sigurisht duke shfry tëzuar anonimatin që të ofron aplikacioni. Fjalori i përdorur nga adoleshentët dhe të miturit nëpër statuse është ba nal dhe f yes.

Në shumë statuse lexohen kërcënime qe adoleshentët i bëjnë njëri-tjetrit , ku kërkojnë domosdo identitetin, në mënyrë që të ha kmerren. Investigimi i Fiksit nisi pasi shumë prindër kërkuan ndihmën e gazetarëve sepse institucionet nuk vepronin dhe fëmijët nuk shkonin në shkollë. Kështu Fiksi solli vëzhgimin disa ditor që ju bëri këtyre faqeve, duke sjell një pjesë të statuseve.

Por jo vetëm kaq gazetarët kërkuan një përgjigje nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Së Fëmijëve, të cilët jo vetëm nuk ishin në dijeni të problemit, por kërkonin adresat e faqeve me link në mënyrë që t’i adresonin për t’i mbyllur, kështu puna e tyre nuk ishte asgjë tjetër përveçse kopjimi i këtij linku të cilin morën përsipër ta bënin pasi gazetarët ua çuan.

Ndërkohë, Tomi Kallanxhi ,ekspert IT, tregoi për Fiksin se edhe pse statuset dalin an onim, mund të shkohet tek personi që i hap këto faqe, pasi sipas tij nëse i bëhet një kërkesë aplikacionit ata përgjigjen, po ashtu AKEP mund të bëjë mbylljen e tyre. Ndërsa psikologia Denada Toçe, ngre ala rmin se këto aplikacione duhen mbyllur.
“Tek unë kanë ardhur shumë raste që fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë për shkak të bu llizimit” thotë znj.Toçe. Të gjendur para këtyre fakteve gazetarët e Fiksit kërkuan përgjigje në Agjencinë Kombëtare të Fëmijëve , ku kjo e fundit thotë se nuk ka dijeni për rastin, dhe nëse gazetarët do i dërgojnë linqet e adresave atëherë do adresohet mbyllja e tyre. Përveç këtyre edhe pse në Po licinë e Shtetit ka pasur dhjetëra deno ncime për rastet ky institucion nuk kthen përgjigje për gazetarët e Fiksit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com