Sot kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj në takimin me strukturat e PS të njësisë nr.4 në kryeqytet foli për arritjet e tij si kryebashiak, për ndryshimin e Tiranës në vitet e administrimit nga PS-ja, por tha dhe një gjë të cilën akoma nuk e ka vendosur kryeministri Rama dhe kryesia e PS-së.
Por duket se Erion Veliaj i doli përpara çdo surprize që mund të jetë thur në Surrel.
Erion Veliaj theksoi se do ta fitojmë Tiranën në zgjedhjet e vitit 2023 dhe se ai do të jetë prapë si kryebashkiak, pra pas vitit 2023.
Ndërkohë përballë tij në Bashkinë e Tiranës do të jetë në emër të krejt opozitës, Ilir Meta.
Kjo do të jetë përballje epokale, pasi njeri nga të dy që do humbi zgjedhjet do të marrë “udhën për Janinë’!