Loading...

E bënë të ‘vd ekur’, reagon Eni Çobani: ‘Jam gjallë dhe do i çoj në b urg’

Eni Çobani ishte ‘vi ktima’ më e fundit e portaleve ku në një lajm thuhej se ajo kishte ndë rruar jetë.
Ditën e sotme, gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq”, pas përshëndetjes, ajo iu adresua menjëherë lajmit të rremë.

Ardit Gjebrea: Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them…

Eni Çobani: Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë shqiptarët që realisht kanë treguar një dashuri të madhe ditë pas dite dhe javë pas jave. Kam menduar që ai lajm do hiqej, por vazhdon të jetë. Atëherë, meqenëse vazhdon të jetë, edhe unë po e them sot publikisht, jam mirë, jam me shëndet të plotë, faleminderit për mbështetjen. Do jetoj sa ma ka caktuar fati dhe Zoti, kështu që sado ta thoni, ju nuk e shkëpusni dot jetën time. Kështu që faleminderit, Eni Çobani është gjallë.

Duke i paralajmëruar të tregohen të kujdesshëm me deklaratat dhe lajmet e prodhuara sepse cenojnë jo vetëm figurën e përmendur, por edhe familjarët e tyre, Eni tha se nëse lajmi nuk hiqet, atëherë ajo do ti dërgojë në gjyq. v
Eni Çobani: Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë po bëj një premtim publik, do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për të gjetur përfundimisht kush janë personat, administratorët e kësaj faqeje, që besoj se e di se kush është, unë nuk dua ta them publikisht, por të gjithë e kanë parë dhe do të përballen me mua pe nalisht dhe li gjërisht për këtë lajm që kanë nxjerrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com