Loading...

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë!

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë me votat e PS dhe PSD.
Nga 83 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, 78 kanë votuar pro, kater kundër dhe një abstenim.

Në seancën e sotme parlamentare, Begaj mori votat e mazhorancës, ndërsa opozita ishte e ndare. Nderkohe që Berisha nuk mori pjese, deputetet e LSI kane marre pjese ne votim.

Kujtojmë që Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Pergjithshëm të Forcave të Ar matosura, por sot ai dha dorëheqjen.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta nga Stambolli firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Ar matosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com