Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Vladimir Putin të hënën, më 16 maj, gjatë vizitës së tij në Moskë për samitin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).
Kjo bëhet e ditur nga zyra e Lukashenkos, duke shtuar se të dy liderët do të bisedojnë për “zhvillimin e bashkëpunimit dhe punën e përbashkët për zëvendësimin e importeve”.