Loading...

Vlora, qyteti bregdetar i dy deteve me pamje magjike

Vlora qyteti bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë, konsiderohet si një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë!

Bregdeti i Vlorës, jo vetëm se është destinacioni turistik i rëndësishëm për verën, por ky vend njihet edhe si nga plazhet e virgjëra spektakolare dhe me detin blu, ku bashkohet Adriatiku me Jonin.
Qyteti i Vlorës është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri si një nga perlat e Jugut.
Plazhe me rërë, gjire të izoluara, ujë kristalor, shkëmbinjë dhe deti që ngjan me Karaibet, Vlora ofron edhe një paketë të plotë turistike nga turizmi historik.
Në Vlorë mund të zgjedhësh të shijosh kafenetë e bukura me pamje nga deti, të ecësh në rrugën e dikurshme të kafeneve, të zejtarëve, artizanëve, qëndistares Marigo, firmëtarëve të pavarësisë. Qendra historike e Vlorës është një diamant në zemër të qytetit që zbulon historinë.
Mund të vizitoni po ashtu Manastirin e Hyjëlindëses në Zvërnec, aty ku mrekullisht takohen cicërimat e zogjve dhe psherëtima e dallgëve, duke krijuar simfoninë unike atë të tingujve mes tokës dhe detit.

Një tjetër atraksion për turistët gjendet në majë të kodrës, e gdhendur nga ujërat e detit dhe me pamje nga qyteti. Është vendi fetar i Kuzum Baba. Kuzum Baba është një tarracë natyrore e gdhendur nga deti, e vendosur në një kodër mbi qytetin e Vlorës. Ajo e merr emrin e tij nga Sejjid Ali Sulltan, i njohur si At Kuzum (Kuzum Baba), një udhëheqës shpirtëror bektashian, i cili sipas traditës lokale, është varrosur këtu. Duke qenë pika më e lartë e qytetit, diku në 30 m mbi nivelit të detit, Kuzum Baba u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të admiruar peizazhe të bukura të qytetit.

Duhet theksuar se Vlora ka një klimë të ndërthurur malore dhe detare. Vera është e freskët me shumë diell, dhe dimri i ftohtë dhe i lagësht.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com