Në një postim në Facebook, avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e Sali Berishës se presidenti Joe Biden drejtohet nga miliarderi Soros. “Historia e lobeve të Saliut, është një marrëzi e një njeriu infantil, me ndërgjegje gënjeshtare si të fëmijëve. Ndërsa kjo është edhe shenjë e keqe që nuk flet mirë për një pjesë të shoqërisë shqiptare”, shkruan Ngjela.
Mirëpo ky status i Ngjelës ka marrë reagime të shumta. Një qytetar i shkruan se do ishte më mirë që Amerika të sjellë provat.
Qytetari: I nderuar ! Do te ishte mire qe kembenguljes dhe pretendimeve te Saliut, Amerika t’i sjelle provat, nje ore e me pare t ia beje ato publike !
Do te ishte vertete nje ndihme per shqiptaret dhe nje mesim i mire per gjithe te paudhet qe kane ab uzuar, ne keto tridhjet vjet e qe ju vet s kini rreshtur se den oncuari !
Spartak Ngjela: Ke të drejtë. Atë po presim. Vetë ne nuk bëjmë dot gjë. Por mendoj se amerikanët do ta çojnë deri në fund…