Loading...

‘Shqiptari më i urr yer në SHBA’ del nga bu rgu, ja çfarë kishte bërë…

Martin Shkreli, ish-kreu i firmës farmaceutike “Pharma Bro” është liruar nga qelitë e bu rgut në SHBA.

I cilësuar si ‘shqiptari më i urr yer në SHBA”, Shkreli po vu ante një dë nim prej shtatë vitesh, pasi u shpall fajtor për ma shtrim të investitorëve në vitin 2017.

Lirimi i Martin Shkrelit u bë publik pasi disa foto e tij duke dalë në rrugë qarkulluan në rrjetet sociale. Sipas BBC ai është zhvendosur nga bu rgu në arr est shtëpie dhe mund të lirohet plotësisht në muajin shtator.

“Vendimi erdhi pasi Martin Shkreli kishte përfunduar të gjitha programet që lejonin shkurtimin e dën imit të tij me bu rg”, tha avokati Benjamin Brafman.

Shkreli u dë nua në vitin 2017 për ma shtrim ndaj inve stitorëve në lidhje me dy fondet e sigurimeve që ai drejtonte dhe se kishte vje dhur para nga kompania e tij e barnave “Retrophin”. Ai supozohej të lirohej nga bu rgu në vitin 2023, pasi kërkesat e mëparshme për t’u lënë i lirë nuk ishin pranuar nga gjy kata.
Gjatë seancave gjy qësore u zbulua se Martin Shkreli në vitin 2015 kishte abu zuar me çmimin e ilaçeve, pasi kompania që ai drejtonte ngriti çmimin e ilaçit të krijuar prej kohësh Daraprim, që përdoret për trajtimin e infeksioneve parazitare , nga 13,50 dollarë në 750 dollarë.

Në fillim të këtij viti, një gjy katës i Manhatanit zbuloi gjithashtu dhe të tjera te ntativa të orkestruara prej tij për të pe nguar konkurrentët të prodhonin ilaçin, duke shkelur li gjet e konkurrencës në SHBA. Martin Shkrelit iu ndalua përjetë marrjen pjesë në industrinë e ilaçeve dhe u urdhërua të paguante 64.6 milionë dollarë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com