Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov hodhi poshtë zërat që qarkullojnë se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë.
“Presidenti Vladimir Putin bën dalje publike çdo ditë. Ju mund ta shihni atë në ekranet televizive, të lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij.
Nuk mendoj se dikush që është i kthjellët mund të shohë tek Putin “simptomat e ndonjë sëmundjeje,” tha ai.
“Unë do ta lë në ndërgjegjen e atyre që shpërndajnë thashetheme të tilla”,- theksoi Lavrov për televizionin francez TF1./Opinion.al