Në një kohë që Finlanda ka vendosur që të aplikojë për në NATO, zyrtarët e këtij vendi po përgatiten për çdo skenar të mundshëm.
Nën kryeqytetin Helsinki ndodhet një rrjet i madh bunkerësh bë rthamorë, që mund të strehojë rreth 900 000 persona, në rast se Rusia i kthen në realitet kë rcënimet e saj për ta “rrafshuar Finlandën për 10 sekonda”.
Një zyrtare e Bashkisë së Helsinkit tha për “Daily Mail”: “Si vend neutral, gjithmonë e kemi ndjerë nevojën për të mbrojtur veten dhe këtë gjë kemi bërë. Bunkerët nëntokësorë i kemi nga eksperienca jonë gjatë Lu ftës së Dimrit dhe gjatë Lu ftës së Dytë Botërore. Të gjithë kemi të afërm që kanë vuajtur nga këto tr auma”.
Rrjeti i bu nkerëve nëntokësorë finlandezë përfshin lokale, terrene sportive, pista për makina kart dhe parkingje makinash.
Portat hyrëse për në bunkerët nëntokësorë janë shumë të trashë dhe e përballojnë fare mirë një shp ërthim bërthamor.