Loading...

Nëna e tij biologjike e thërret në emision, Ardit Gjebrea shtanget nga ato që dëgjon

Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”. Por duket se rastësitë janë të çuditshme. Altini, një prej anëtarëve të grupit, është ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndryshe nga formula e njohur e rubrikës, ai mbërrin përpara dërguesit të mesazhit në programin “E diela shqiptare”.

Arsyeja e kësaj është se Altinin e ka thirrur nëna e tij biologjike, pas 47 vitesh, por ndërkohë ai rrëfen anën e tij të historisë përpara se gruaja që i ka dhënë jetë, të vijë dhe të shfletojë të shkuarën. Altini e nis rrëfimin me momentin si e mësoi që ishte i birësuar. Ai tregon se gjatë rritjes kishte dëgjuar herë pas here fjalë nga të tjerët, por momenti i duhur dhe i zgjedhur nga ata ishte pasi ai përfundoi shërbimin ushtarak.

Altin: Ishte një ditë si zakonisht normale. U ula me të dy prindërit, thanë ka ardhur koha që ne të flasim dhe e shohim të arsyeshme momentalisht që ke moshën, logjikën, pjekurinë e duhur që ta tregojmë të vërtetën. Babi nuk arriti dot ta suportonte, ndezi cigaren dhe doli jashtë, ndërsa mami m’i tregoi të gjitha.

Ardit Gjebrea: Çfarë di ti?
Altin: Di që kur kam lindur me sa më tregoi nëna, jam dorëzuar në institucione si të jetimoreve nga materniteti nuk e di se ku, në Durrës ose diku tjetër dhe më pas në jetimoren e Durrësit. Më pas jam birësuar normalisht brenda gjithë proceseve të caktuara të asaj kohe.

Ardit Gjebrea: Motivin e ke marr vesh ndonjëherë?

Altin: Nuk kam asnjë lloj informacioni për çfarëdo motivi të ishte.

Ardit Gjebrea: As emrin e babit, të nënës?

Altin: Emrin e babait jo, kurse të nënës me të dëgjuar nga larg, por nuk e them dot se është e saktë apo jo.

Ardit Gjebrea: Por mund ta thuash nuk ka problem.

Altin: Po disa thonë e ka Rukije, disa Hekrie. Emrin tim të lindjes unë e di se e kam biseduar me time më për shumë gjëra, e di që quhem Rudin dhe emrin e certifikatës së lindjes, vitin dhe datën kur kam lindur. 17.12.1974, aktualisht jam 47 vjeç.

Ardit Gjebrea: Jetojnë prindërit e tu sot?

Altin: Jo, babai më ka vdekur, ka gati 17 vjet, kurse nëna e kam, me mua jeton. Madje është ajo që më ka inkurajuar më tepër. Telepatia, nuk e di pse më erdhi këto kohët e fundit, e diskutoja sa herë me mamin.

Ardit Gjebrea: Që?

Altin: Po sikur? Sikur e ndieja, jo se isha unë ai që do kërkoja ose i shtyrë dhe nga kureshtja që të kërkoja se i shmangesha dhe refuzimit ndoshta të nënës biologjike, si shumë raste të tjera. Por isha kurioz, kisha një boshllëk, më ishte trazuar shpirti që të dija për të ardhmen dhe origjinën time sepse kam dhe dy fëmijë që i kam si drita, nuk i dihet nesër si vjen koha. E diskutoja me nënën dhe thashë që “nëse s’e kërkoj dhe më kërkon, si do të jetë reagimi yt ndaj kësaj gjëje që mund të ndodhë?” Domethënë pyesnim dhe përgjigjeshim për njëri-tjetrin. Mami më inkurajonte, më thoshte “sido të jetë puna nuk të privoj për asgjë se është e drejta e gjithë botës e jotja ta dish kush është“.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com