Aktori dhe regjisori Ahmed Benaissa, i konsideruar si një figura më e madhe në teatrin dhe kinemanë algjeriane, i cili luajti në filmin “Goutte d’Or”, i prezantuar në Kanë, vd iq në moshën 78-vjeçare, njoftoi Ministria algjeriane e Kulturës.
Gjatë një karriere 50-vjeçare, e cila filloi në 1971, ai kishte luajtur në më shumë se 120 filma, përfshirë prodhime algjeriane të njohura ndërkombëtarisht si “Papicha”, “Le Sang des loups”, “De Hollywood à Tamanrasset” ose “Outlaw”.
Në një mesazh për familjen e të ndj erit të postuar të premten në Facebook, ministrja e Kulturës dhe Arteve, Soraya Mouloudji, shpreh keq ardhjen për humbjen e një monumenti të kulturës algjeriane, i cili do të lërë një gjurmë të pashlyeshme në botën e kinemasë dhe teatrit algjerian.
Ai vd iq të premten në Kanë, para shfaqjes së filmit “Goutte d’or” të Clément Cogitore.
”I shka tërruar nga një sëmundje, ai do të riatdhesohet dhe do të va rroset në Algjeri”, sipas djalit të tij, bëri të ditur agjencia zyrtare algjeriane e lajmeve, APS.
I lindur në vitin 1944 në Algjer, Ahmed Benaissa pati një nga karrierat më të pasura në teatrin dhe kinemanë algjeriane, duke bashkëpunuar me shumë regjisorë si Merzak Allouache dhe Rachid Bouchareb.
Aktori gjithashtu shfaqej shumë rregullisht në produksionet televizive algjeriane dhe franceze.