Loading...

Lija e majmunëve/ Ja kush është shteti i parë që vendos karantinën e detyrueshme

Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur karantinën e detyrueshme 21 ditore për çdo person që infektohet me virusin e lisë së majmunëve. Ky vendim i autoriteteve shëndetësore belge vjen pasi u regjistruan tre raste në vend.

Të parat u regjistruan të premten dhe janë të lidhura me një festival në qytetin e Antëerp. Ndërkohë është paralajmëruar që të ketë rritje të rasteve me linë e majmunëve në Britaninë e Madhe gjatë 2-3 javëve të ardhshme, shkruan Daily Mail.

Sipas shifrave, lija e majmunëve është një sëmundje e rrallë virale që vret rreth 10% të njerëzve që godet. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve me virusin e rrallë për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.

Lia e majmunëve, më e zakonshme në perëndim dhe qendër të Afrikës, shkakton sëmurje të lehtë, të karakterizuar me temperaturë dhe gunga në trup. I identifikuar fillimisht në majmunë, sëmundja përhapet në raste të kontaktit shumë të afërt dhe rrallë ka dalë jashtë Afrikës. Shkencëtarët nuk presin shpërthim sikurse të koronavirusit, sepse ky virus nuk përhapet lehtë sikurse SARS-COV-2.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com