Loading...

Lajm i fundit/ 60 shoferë hu mbën patentën në 2 orë në Rrugën e Kombit

Policia ka ushtruar një kontroll të befasishëm në Rrugën e Kombit për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë 2 orëve monitorim blutë bëjnë me dije se janë pezulluar 60 leje drejtim si dhe janë vendosur 105 gjoba për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë kontrolleve makina inteligjente ka konstatuar automjete me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.
Kontrolli do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.LAPSI.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com