Loading...

Konfirmohet një rast i hepatitit te një foshnjë shumë afër Shqipërisë

Një rast i hepatitit tek një foshnjë është zbuluar në Heraklion të Kretës, ndërsa po he tohet nëse ka lidhje me raste të tjera të sëmundjeve inflamatore të mëlçisë që janë raportuar në mbarë botën.

Bëhet fjalë për një djalë 14 muajsh, i cili ishte infektuar me koronavirus disa muaj më parë, shkruajnë mediat greke.

Pak ditë më parë fëmija ka shfaqur simptoma të hepatitit, për pasojë prindërit e kanë dërguar në spital.

Sipas informacioneve paraprake, shkencëtarët të cilët janë informuar për gjendjen e tij kanë rekomanduar monitorim të vazhdueshëm.

Në rast se transaminazat arrijnë ose kalojnë kufirin prej 500 , atëherë fëmija duhet të shtrohet në një Repart të Infeksionit Special.

Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast ka lidhje me hepatitin akut që mbizotëron te fëmijët britanikë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com