Loading...

Ja çfarë do të ndodhë me Shqipërinë duke nisur që nga muaji Qershor

Shqipëria do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga 1 qershori deri në fund të atij muaji, është bërë e ditur në uebfaqen e kësaj organizate botërore.

Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e organit më të lartë të OKB-së më 11 qershor 2021 dhe mandati i saj përfundon më 31 dhjetor 2023.

Anëtarët ndërrohen në krye të Këshillit të Sigurimit, sipas rendit alfabetik.

Brazili do ta marrë “stafetën” nga Shqipëria më 1 korrik, për të vazhduar më pas te Kina, Franca, Gaboni, Gana dhe India deri në fund të vitit.

Në Këshill të Sigurimit, pesë anëtarë janë të përhershëm: SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca, ndërkohë që 10 të tjerë kanë mandate 2-vjeçare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com