Loading...

Fqinjët flasin për familjen Kola: ‘Jetonin me gj ak zemre, e çuan vajzën në shkollë të lartë me një mijë ha lle’

Fqinjët e familjes Kola, nëna dhe dy vajzat e së cilës hu mbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, kanë treguar se ato jetonin në kushte të vë shtira ekonomike. Sipas tyre, ato ishin familje e mrekullueshme edhe pse me ‘një mijë ha lle’.

“Boll njerëz të urtë”, tha njëra nga fqinjët. “Familje me ha lle, të mrekullueshëm, duke jetu me gj ak të zemrës, nuk e di si ka ndodh kam qenë në punë, ata kanë edhe dy djem”, tha një fqinje tjetër.

“Në Fushë-Arrëz më keq s’ka, pa punë, fukara, s’kanë ku punojnë, s’kanë me ça të hanë, janë fukarenj, bukë me ngrënë nuk kanë. Këto e shumëkush në Fushë Arrëz, jetesa është shumë e vështirë në Fushë Arrëz. Do të marrësh borxh e të çosh fëmijët në shkollë. Kanë çuar në shkollë të lartë me një mijë halle. Në shkollë të lartë në Tiranë a Durrës”, u shpreh njëra nga fqinjet.

“Kanë lënë djemtë e burrin, djemtë janë të vegjël”, theksoi një tjetër.

Ngjarja e rë ndë ndodhi pasditen e sotme kur nëna 43-vjeçare me dy vajzat 19 dhe 16 vjeç ndë rruan jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, kur njëra nga vajzat është futur për t’u larë. Më pas për shkak të rrjetit të amortizuar, kanë rë në në kontakt me energjinë elektrike nëna së bashku me të bijën tjetër të cilat kishin shkuar për ta ndihmuar duke h umbur edhe ato jetën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com