Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat për përfundimit të seancës plenare ku foli ‘live’ Presidenti i Ukrainës, Zelensky, doli me një deklaratë të revoltuar.
Sipas Berishës, Rama na turpëroi sot pasi lejon turistët rusë të vijnë në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por Berisha kërkoi që të largohet nga Tirana ambasadori rus dhe të ndërpritet çdo marrëdhënie politike me Moskën.
“Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh por edhe me emocione të thella fjalimin e presidentit të Ukrainës. Këtij vendi dhe këtij kombi që po mart inizohet për lirinë e Europës dhe të botës në një ag resion bar bar të Vladimir Putinit.
Paraqet sot një mons tër me fytyrë njerëzore. Një Kain! Është frymëzim për të gjithë ata që bësojnë tek liria dhe vlerat e saj. Kemi ngritur zërin tonë në Parlament për ndihma konkrete. Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s. Por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku edhe na turpëroi sot, është qëndrimi i Edi Ramës,i cili flet ndryshe por nga ana tjetër promovon idenë ruso-serbe me Open Ballkan. Ka qenë gabim shpallja e Ramës për turistët rusë në Shqipëri.
Kam kërkuar që të anulohet viza për çdo qytetar rus në Shqipëri. Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen nga Moska të të gjitha marrëdhënieve politike, diplomatike me Rusinë si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agr esor. Edhe njëherë shpreh solidaritetin tim.”, u shpreh Berisha.