Loading...

Fatos Nano Presidenti i ri i vendit?/ Ylli Manjani del me deklaratën e fortë: ‘Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se po të ishte deputet do të votonte pas asnjë dyshim që në krye të Presidencës të vendosje Fatos Nano.
Manjani e përshkruan Nanon si një dialogues të zoti dhe mishërim i tolerancës politike.

Postimi i plotë:

Fatos Nano President?!

Se di!

Po të jetë e vërtetë kjo nuk është ide e keqe, përkundrazi.

Socialistët ja kanë borxh Fatosit. Pa asnjë dyshim! Meta dhe Rama kanë qenë pengesa e Tij për të shërbyer në detyrën e Presidentit…

Por mbi të gjitha, Fatos Nano i ka të gjitha cilësitë dhe mundësitë të jetë një President i mirë.

Ai është universitet politik.

Dialogues i zoti.

Mishërim i tolerancës politike.

Cilësi të cilat politika jonë ka vite që i ka humbur.

Padyshim që mjedisit publik, politik dhe shtetëror i bëhet mirë nga rikthimi aktiv i Fatos Nanos.

Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com