Anëtarja më e re e Parlamentit Federal Gjerman , Emilia Fester, ankohet për orët e pafundme që i kushton punës.
Ajo ka thënë se rroga prej 10 mijë eurosh nuk justifikon përkushtimin dhe kohën që shpenzon në punë, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Në vitin 2021, Emilia u zgjodh me partinë e Gjelbër, por sot ajo beson se si deputete nuk mund të shijojë gjithçka që gëzojnë bashkëmoshatarët e saj.
“Për këtë punë po sakrifikoj rininë time. Punoj 80 orë në javë dhe nuk kam kohë për hobit e mia”, u ankua Fester në një intervistë për revistën Spiegel, shkruan abcnews.al.
Përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan ta kritikonin të renë për komentet e saj për “sakrificën”, duke i thënë se paguhet 10 mijë euro në muaj, një rrogë që nuk e marrin dot të gjithë në moshën e saj.
Një përdorues i Tëitter-it shkruan në mënyrë karakteristike: “ Dhe unë idiot sakrifikova rininë time vetëm për shkollën, studimet universitare dhe punën time katër orëshe”.
Të tjerë i kujtojnë asaj se në moshën 24-vjeçare, ajo nuk është më e re, por “një e rritur dhe jo më adoleshente”: “Në 24 vjeç, të tjerët kanë masterin, doktoraturën dhe marrin përsipër përgjegjësitë .”
Para se të angazhohej në politikë, Fester ka punuar në sektorin privat si asistente regjisore në një teatër për fëmijë në Hamburg.
Sigurisht që paga e saj nuk ishte 10 mijë në muaj, thekson botimi gjerman.
Pas zgjedhjes së saj si anëtare e Parlamentit, Fester u detyrua të linte qytetin e saj të lindjes, Saksoninë e Poshtme dhe të transferohej në Berlin.