Loading...

Vlorë/ Përfshihet nga fl akët anija ush tarake? Ministria e Mbrojtjes: ‘Ja si qëndron e vërteta…’

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se nuk është i vërtetë lajmi i publikuar në rrjetet sociale se një anije ushtarake është përfshirë nga fl akët. Sipas ministrisë, e cila ka publikuar edhe fotot thotë se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.

“Lidhur me disa video të publikuara në disa media dhe rrjete sociale ku pretendohet përfshirja nga fl akët e një anijeve në det, Ministria e Mbrojtjes dëshiron të sqarojë opinionin publik se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.

Episodi i shfaqur në video është pjesë e skenarit në rastet kur bie zj arr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të sh uar fla kët.

Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e fla këve në një mjet lundrues në det të hapur ka ndodhur vetëm në muajin shkurt të këtij viti në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com