Rusia i ka kërkuar llogari Ankarasë zyrtare pasi us htria ukrainase përdor dronët e prodhuar në Turqi. Sipas CNN, zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në ars enalin e tyre.
Ndërkohë, duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve Baykar Technologies është një kompani private dhe shitja e ar mëve nuk ka të bëjë me shtetin. Sipas tij, blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte ndodhur para lu ftës.
Turqia nuk ka qenë e qartë në qëndrimin e mbajtur në kon fliktin Ukrainë-Rusi, teksa ka shprehur mbështetje për Kievin, por nga ana tjetër të shumtë janë zyrtarët që kanë deklaruar se nuk mund t’i prishin marrëdhëniet që kanë me Moskën. Presidenti Tajip Erdogan është zotuar dhe si ndërmjetës në bisedimet e paqes mes dy vendeve.