Një 45-vjeçar shqiptar është shuar në një aks ident tra gjik të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari është iden tifikuar si Lorenc Beqiraj, biznesmen me origjinë nga Durrësi por që banonte prej kohësh në Ravenna të Italisë. Ai po udhëtonte me makinën e tij drejt Forli për të takuar të fejuarën Sandra Tampieri.
Në rrethana ende të paqarta, hu mbi kontrollin mbi automjetin e tij tip Alfa Romeo dhe makina doli nga rruga duke u përmby sur. 45-vjeçari hu mbi jetën në vendngja rje. Sipas shtypit italian, prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazhe e njohur televizive në shtetin fqinj.
Vetë Sandra Tampieri ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për nda rjen nga jeta të 45-vjeçarit shqiptar.
“I dashuri im vd iq në një ak sident me makinë teksa po vinte nga Ravenna në Forli. Ai nuk po më përgjigjej në telefon, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Po licia kishte bllokuar rrugën dhe unë nuk kisha një parandjenjë të keqe.
Lorenzo im kishte vde kur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që e doja më shumë se veten time. Kur mësova lajmin, më dërguan në spital dhe shkova takova prindërit e tij sepse për mua do të mbeten familja ime e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Sandra Tampieri. /abcnews.al/