Një breshkë e llojit kareta-kareta është gjetur e ngordhur në brigjet e plazhit vjetër në Vlorës. Breshka mendohet se është rreth 50-vjeçare.
Kjo nuk është hera e parë që breshka të këtij lloji të veçantë kapen në brigjet tona.
Breshka Kareta Kareta është e rrallë, me një jetëgjatësi nga 47-67 vite.
Ajo është një gjallesë e klasifikuar si e rrezikuar nga zhdukja, kjo edhe për shkak të riprodhimit të ulët. Një breshkë femër e këtij lloji, gjatë jetës së saj, lëshon vetëm 4 vezë çdo 3 vite.