Merushe Hazizi, 30-vjecarja që u v ra nga vjehrri i saj dilte nga banesa vetëm kur vinte i shoqi pasi kishte fr ikë. Mesditën e së martës, mësohet e Xhevairi hapi me dh unë derën e dhomës së saj dhe e vra u në korridorin e shtëpisë.
Kanë kaluar disa ditë nga krimi i rëndë, ndërsa në kushte të vështira ekonomike janë lënë 3 fëmijët e Merushes ndërsa i ati i mohon. Për të tre kujdeset gjyshi që të ardhurat i siguron vetëm duke punuar në bujqësi
Sadushi, babai i Merushes, mban të hapura dyert e shtëpisë për të pritur ngu shëllime për të bijën që ndë rroi jetë nga dora e të vjehrrit, i cili e ma sakroi me thi kë pasi nuk e pranonte si nusen e djalit. Në dorë gjatë gjithë ditës mban pasaportën e saj, dhe fotografia është i vetmi ngu shëllim.
“Vajzën nuk ma vr au Xhevahiri, por Fatjoni. La gruan e parë për vajzën time. Më tha e dua. I thashë nëse nuk shkoni mirë ma sill vajzën në shtëpi. Ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma vr arë. Fëmijët e Merushes i kam mbajtur dhe do ti mbaj unë. Djali i vogël ka lindur tek unë”, tha Sadush Hazizi, babai i vi ktimës.
Motivet e këtij refuzimi të nuses nga autori i vrasjes Xhevahiri, nuk i di as Qerimja e vjehrra e cila ishte e para që konstatoi kr imin e rë ndë.
“Nuk e donte ai këtu. E gjeti vetëm dhe e vr au. Kur nuk ishte burri ne flisnim me njëra tjetrën. Kur ishte ai mua nuk më lejonte ti flisja”, tha vjehrra e vi ktimës, Qerime Hoxha.