Edhe në Vlorë “LA BELLE DE L:ÄDRIATIQUE (ÖNEN)”, ardhur nga porti i Sarandës me 7️⃣3️⃣ turistë për të qëndruar sot këtu 😊 e për ta lajmëruar 🗯 edhe prej Portit të Vlorës afrimin e sezonit turistik 🌊🏖, më të pastër💚 e më të bukur.
#VloraQëDuam❤️🙏🏻
#VisitAlbania🇦🇱🌞
Rikthehen pas një mungese rreth dy vjecare krocierat në Vlore. La belle de l’Adriatique ka ankoruar mëngjesin e kësaj të enjte në portin e Vlorës me rreth 73 turistë kryesisht francezë por edhe nga vende të ndryshme të europës. Kjo është krociera e parë për këtë vit duke konfirmuar se tashmë Vlora ka nisur të presë edhe turistët e parë për këtë sezon turistik.
Krociera ka mbërritur nga greqia fillimisht me pas sarandë dhe tashmë ankorohet në portin e Vlorës. Pas një periudhe rreth dy vjecare ku krocierat kanë munguar edhe për shkak të situatës nga pandemia ,Vlora mirëpret kështu rikthimin e turistëve të huaj mes krocierave. Turistët kanë mbërritur me krociere do të vizitojnë Vlorën por edhe Berat e Apolloni ndërsa gjatë këtij viti janë parashikuar të tjera udhëtime nga krocierat në portin e Vlorës.