Loading...

Radhimë/ IKMT do t’i pr ishë hotelin që ka marrë me qira, administratorja italiane: ‘Kam paguar taksat për 2022’

Fadromat e IKMT kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës në hotelin e familjes Havaraj i cili është parashikuar të shembet.

Që prej fillimit të aksionit “Bregdeti ynë” në Vlorë janë shembur 40 objekte, ndër ta edhe hoteli që do të shembet sot.

Pronarët e hotelit kanë nisur prej orëve të mëngjesit çmontimin e tij pa kundërshtime teksa nuk pranojnë të komentojnë për media marrëveshjen e arritur. Zona ka një numër të pakët të efektive të po licisë pasi nuk ka pr obleme.

E vetmja që ende nuk ka asnjë informacion në këtë histori është Merina Carillo administratorja italiane e cila ka marrë me qira për pesë vite hotelin që do she mbet. Ajo shprehet se ka paguar taksat për gjithë vitin 2022.

“Si qytetare italiane mendova të kisha të paktën një shtëpi deri sa të gjeja një tjetër. Unë jam në mes të rrugës tani. Nuk e di çfarë të bëjë dhe ku të shkoj. Mora dje këtë dokument, më telefonuan nga posta për ta marrë. Nëse unë paguaj taksat gjithë vitin atëherë më thuaj përse? Njihen apo nuk njihen, më bëni të kuptoj. I kam paguar të gjitha për vitin 2022, rreth 1 milion lekë. Tani nuk di çfarë të bëj, jam në mes të rrugës. Nuk është e drejtë. Që një qytetar italian të flejë në rrugë nuk e di nëse është shumë e drejtë.

Zonjës me kombësi italiane momentalisht nuk i janë kthyer as lekët dhe nuk ka ende një përgjigje zyrtare pavarësisht se i është drejtuar dhe gjykatës dhe ambasadës italiane. Ajo pretendon se nuk është njoftuar dhe se shteti shqiptar po e dëmton në biznes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com