Loading...

Pjesë e klipit muzikor, Mevlani zbulon sa e ka paguar Arjan Konomin

Konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Ai foli për projektet e tij muzikore, duke u ndalur veçanërisht te kënga “KÇK”, ku në klip është Arjan Konomi.

Mevlani u pyet se sa e ka paguar opinionistin.

Konkurrenti tha duke qeshur se Konomin e mban me dreka dhe darka, por më pas shtoi se kjo ishte shaka.

Ai tregoi se opinionisti nuk i ka marrë para.
“Arjanin e mbajmë me dreka e darka. Se bëj shaka, ishte thjesht miqësore”, u shpreh Mevlani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com