Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike.
Pavarësisht disa go ditjeve të rë nda në jetën private, ku e fundit qe nda rja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën.
Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale dhe është tërhequr plotësisht në jetën e saj private.
Javët e fundit admiruesit e Xhuvanit kanë patur mundësi ta ndjekin në teatër në shfaqen “Tri dimra” ku luan krah Yllka Mujos, Marjeta Ljarjat, Viktor Zhustit, Sokol Angjelit, Elia Zaharias, etj.
Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate Tena Stiviçiç është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Është një vepër, e cila hedh dritë mbi prob lemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjen djen e botës nga këndvështrimi i grave.
Por përveç artit, Luiza nuk ndërmerr asnjë angazhim që mund ta li dhë me median. Përtej teatrit, “kuriozët” kanë edhe pyetje të tjera dhe mundet që të jetë pikërisht kjo arsyeja e Xhuvanit për të mos u ekspozuar ndryshe, veçse e veshur si personazh në role të ndryshme.
Nda rja nga jeta e Gjergj Xhuvanit hid hëroi shumë familjen, por sidomos Luizën që përveç teatrit ka gjetur mbështetje edhe tek e bija. Ajo në fakt kishte kohë që ishte tërhequr nga jeta publike që iu desh të hiqte dorë nga mandati i deputetes pak vite më parë, nga pikël limi i madh që i solli b urgosja e djalit të saj të vetëm.
Megjithatë Luiza nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion, identiteti bazë i saj jetësor.