Loading...

Monika Kryemadhi zbulon të pathënat për jetën e saj: ‘Në gjimnaz kam qepur këpucë, në 92 dhe të fitoje ishte diçka shumë e madhe dhe kur jua thua fëmijëve të thonë është kohë tjetër ajo’

eta familjare nuk është shumë ndryshe nga politika, kështu ka deklaruar Kryemadhi mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ Ajo u shpreh se ashtu siç shfaqet në politikë impulsive dhe posesive, ashtu është edhe në shtëpi.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se që në rininë e saj ka punuar në një fabrikë këpucësh dhe këtë gjë ia tregon dhe fëmijëve për t’i treguar se nuk ë ka pasur të lehtë jetesën.

“Fëmijët të kthehen në momentet që janë momente të vështira dhe të ;kry qëzojnë’ duke na thënë se për fajin tuaj ndodhi kjo. Unë i them nuk keni faj, faj kam unë që vij e ju puth në darkë se ka edhe nga ato që punojnë edhe natën dhe mezi arrijnë të hajnë bukë. Në gjimnaz kam qepur këpucë, në 92 dhe të fitoje ishte diçka shumë e madhe dhe kur jua thua fëmijëve të thonë është kohë tjetër ajo.

Fëmijët punojnë dhe është diçka e mirë se e para vlerësojnë lekun dhe harxhimet.

Mund të kenë qejf të tre të ndjekin hapat në politike. Era do të bëhet avokate ndërsa djali studion për shkenca politike por më studiuese është e madhja Bora, e ndjek politikën shumë.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com