Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se ka bërë çdo përpjekje që të mos jetë një president në shërbim të Edi Ramës. Kreu i shtetit theksoi se negociatat e nisura për zgjedhjen e presidentit janë një farsë.
“Nuk shoh asnjë mundësi që opozita aktuale për shkak të përbërjes t’i imponohet mazhorancës por shohim që ende mazhoranca po i imponohet një pjese të mirë të opozitës për të mbajtur peng veprimin opozitar dhe përshkallëzimin e këtij veprimi në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe qytetarëve që cënohen çdo ditë.
I gjithë ky proces më duket një farsë. Jam kundër farsave dhe opozita në tërësi në gjithë vitet e fundit është bërë pjesë e një farse opozitare.”-tha Meta.