Një tjetër hu mbje në radhët e artit dhe gazetarisë në Ukrainë. Mediat e huaja shkruajnë se është v rarë në Mariupol regjisori lituanez i filmit, Mantas Kvedaravicius. Lajmi është bërë i ditur nga një kolegu i tij rus, Vitaly Mansky.
Vlen të përmendet sakaq se Kvedaravicius ka dokumentuar prej kohësh Mariupolin dhe filmin e tij mbi qytetin e rrethuar të shfaqur premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në 2016.
Qyteti jugor është god itur nga pre dha ruse për javë të tëra, me qindra të vr arë.
Të shtunën, një tjetër regjisor dhe fotograf, ukrainasi Maksim Levin, u gjet i vde kur në veri të kryeqytetit Kiev. Ai ishte një bashkëpunëtor për një kohë të gjatë në Reuters.