Dhori Spirollari është liruar nga posti i prefektit të qarkut të Korçës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Në vend të Spirollarit, në këtë post është emëruar Nertil Jole.
VENDIMI
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”