Në Kuvend kanë vijuar sot replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të PD-së në lidhje me menaxhimin e parkut të Butrintit.
Pasi i quajti se janë përfshirë nga budallallëku, Rama u shpreh se kjo nuk ishte fyerje, pasi sipas tij, ai foli për një kope.
Më tej, edhe pse ka thënë se nuk do të merret me Sali Berishën, Rama akuzoi deputetët se përpiqen që ta kopjojnë, dhe prandaj nuk votohen nga demokratët.
“Unë do të vazhdoj të konsumoj kohën e grupit në këtë rast, ne kemi shumë gjëra që na ndajnë, por te gjuha… Ju keni një nivel shumë të ulët, bazik të gjuhës shqipe, më falni për mungesën e modestisë, por ne e kemi pak më ndryshe.
Unë nuk i thashë askujt që ti je budalla, unë thashë që ju e keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj, nëse ju u ndjetë dele, ky është problemi juaj, nuk është problemi im. Këto janë mënyra të të shprehurit, nëse do të hyjmë te gjuha parlamentare, ju nuk duhet të hynit kurrë në Kuvend, pasi juve shani dhe shani me fjalë që përbëjnë aku za pe nale.
Për mua nëse dikush më thotë budalla, skam asnjë pro blem, por nëse dikush më thotë kri minel, ha jdut, etj etj. Ti provove që je absolutisht e njëjta gjë, ti the sot se unë paskam çuar ikona në Gjermani, këtë e ka thënë ai, thjeshtë vërtetoni atë që them unë, prandaj ai i vdekur komplet, u çua dhe ju mori para”, u shpreh Rama.
Sa i takon Parkut të Butrintit, Rama tha se nuk do të ketë asnjë pikë kthese në planin që ai të menaxhohet nga fondacioni shqiptaro-amerikan, dhe nuk përjashtoi mundësinë që aty të ngrihen aktivitete fitimprurëse.