Mersin dhe Aklen Myftarago janë dy vëllezërit të cilët hu mbën jetën mëngjesin e së shtunës në Itali.
Shqiptarët që jetonin në Arcille, një fshat i Campagnatico ishin punëtorë bujqësie dhe mëngjesin e së shtunës ishin nisur për në punë: i vogli nga të dy kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij pret një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë.
Në aks identin frontal mes dy makinave, nga përpl asja mbeti i pla gosur një tjetër shqiptar, Redion Arapi 28 vjeç, me banim në Scansano, i cili u transferua në Misericordia.
Ai po kthehej në mëngjes në shtëpi dhe sapo u shpëtua nga mjekët iu nënshtruar testit të dro gës dhe alko olit.
Dy vëllezërit po udhëtonin me një Peugeot, i cili pas përpl asjes së tm errshme me makinën Audi të shqiptarit tjetër, i cili erdhi në drejtim të kundërt, përfundoi në gro pën anësore të rrugës. Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijet onin.