Gent Zenelajt iu kërkua nga moderatorja Ester Bylyku, të zbulonte një koleg/e që i kishte dal nga fjala, por Genti zgjodhi diçka tjetër.
Ai tregoi një rast që ai i kishte dal nga fjala dikujt, dhe përmendi emrin e aktorit të mirënjohur Jul Deda.
Genti tha: ‘Kur lash Apartamentin 2XL, në një farë mënyre i dola nga fjala Julit, kolegut tim që e kisha prej shumë kohësh, gjë që solli dhe një ftohje shumë të madhe mes nesh.
Unë duhej të lëvizja, e ndjeja nevojën të bëja diçka tjetër, të shkoja në një dimension tjetër.’