Loading...

Gazetari i drejton pyetjen pro vokuese Ramës: Berisha futi Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat, po ju çfarë po bëni?/ Ja përgjigja e tij…

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat pas vizitës së tij në Gjermani. Rama u shpreh se marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani është tepër domethënëse.

“Marrëveshja me patentat janë domethënëse. Gjithë shqiptarët që banojnë këtu do të kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht, por ka ndodhur një transformim i madh që ka ndodhur në Shqipëri. Kjo ka të bëjë me rritjen e besueshmërisë së procesit, në fillim kur e kemi ngritur këtë ata ishin skeptikë por kur inspektorët kanë ardhur në tiranë kanë ndryshuar mendim duke parë transformimin që kanë parë në pjesën e transportit”, u shpreh Rama.

Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave dhe futi Shqipërinë në NATO. Po ju a do të hapni negociatat gjatë mandatit të tretë qeverisës?

“Mos bëhemi qesharakë ju as unë, nuk ja jep këtë një person. Nuk quhet ky qoftë larg apo qoftë afër. Nuk ka lidhje këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e vendeve të tjera. Në raport me mua ne i kemi merituar 3-4 vjet më parë, problemi është i atyre. Kur thoni kush e futi Shqipërinë në NATO unë them se e futi Amerika”, tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com