Loading...

Florian Marku: S’e dija që kishte kaq shqiptarë në Angli, kam shitur vetë të gjithë biletat!

Në prag të ndeshjes ndaj Chris Jenkins, mbrëmjen e sotme në “Virtu Motors Arena” të Newcastle, boksieri shqiptar Florian Marku ka tërhequr vëmendjen e BBC, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë të gjatë.
Shqiptari 29-vjeçar ka rrëfyer rrugëtimin e tij, duke nisur nga kickbox-i e deri në boksin profesionist, teksa zbulon se ka hu mbur vetëm katër be teja gjithsej në karrierën e tij në të gjithë disiplinat.

“Kam lindur në Shqipëri dhe jam rritur në Greqi, teksa e kam nisur me kickbox-in, duke regjistruar rreth 100 ndeshje në karrierë. Kam punuar shumë vazhdimisht dhe në të gjithë karrierën time numëroj vetëm katër be teja të hum bura, teksa të gjithë u befasuan me kalimin tim në një tjetër disiplinë, si boksi’, shprehet Marku.

29-vjeçari zbulon se është bërë i njohur që kur ndeshjet në MMA (Artet Marciale të Përziera), teksa pranon se publiku shqiptar e mbështet fuqimisht në rrugëtimin e tij.

“U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu. Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, deklaroi boksieri shqiptar.

Marku zbulon se të luftojë në ring ka qenë ëndrra e tij e bërë realitet, teksa komenton edhe kundërshtarin e mbrëmjes së sotme, të cilin e cilëson të duhurin për të vijuar rekordin e tij në boks.

“Lu fta në ring ka qenë ëndrra ime, që më ka ndihmuar jo vetëm të mbaj familjen, por edhe të bëhem i famshëm. Besoj te vetja ime më shumë se kushdo tjetër dhe dua të çoj përpara ëndrrën time. Kundërshtari i radhës nuk është më i forti me të cilin jam përballur, por ka shumë eksperiencë dhe besoj se është i duhuri për të vazhduar përpara me rekordet e mia”, deklaroi Marku.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com