Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në përmbyllje të Kongresit të PS.
Ai u ndal sërish te SPAK, ku tha se duhet të go dasë në të gjitha anët, por duhet të godasë në kokë. Për këtë, Rama tha se pr okurorët e kësaj strukture duhet të kenë gjunjë të forta.
“Do të ishte tradhti e lartë nga një populli të tërë që pret drejtësi dhe ne që luftojmë për drejtësi. Duke qenë se është dita e sotme dhe duke qenë se SPAK s’do të ekzistonte po të mos ishte kjo parti. Unë i thash disa fjalë edhe për SPAK-un. Kjo parti meriton të di për diçka që nuk shkon. Ajo që nuk shkon dhe t gjithë e shohin, e komentojnë. Shumë njerëz ma thonë dhe flas për shumë njerëz, jashtë interesave të drejtpërdrejta dhe natyrisht kjo është e vërtetë.
Dua ta ripërsëris edhe njëherë. Nuk do të merrem me këtë çështje më tutje. Do të vazhdoj të pres me durim që SPAK-u të hy më thellë në karterin e vullkanit, që nuk gjenden në oborrin e PS. E dinë e gjithë Shqipëria, parterët, i dinë edhe pro kurorët e SPAK-ut. Duhen të forta, shumë të forta. Shpresojnë t’i kenë, gjunjë të forta. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe reformës. Të go dasin nga të gjitha anët, por të go dasin lart. Ka kohë për të shkuar te arka me peshk dhe zgjerimi i dritareve pa leje. Ka shumë më përpara se sa burgu ku shkohet deri atje. Këtu rrotullohen të vd ekurit nëpër va rre nga plu mbat në bulevard.
Ndërkohë që këtu vjedhjet, marramendëse dihet se kush i ka bërë. I dinë të gjithë. Jo vetëm e dinë, por janë të gjitha dosjet, dokumentet, dëshmitarët. Janë të gjitha. Kështu që, asnjë hezitim për të goditur këdo në këto anë që hanë në shpin PS, besimin e kësaj familje dhe timin. Në ndërkohë kuçedra e korrupsionit, duhet goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë se kush është koka, jam i gatshëm të shkoj që nesër te SPAK. Që të mos bëjmë referendum popullor, nëse kanë ndonjë problem me shqisat e perceptimit”, tha Rama.