Pasi Rama ngriti dolli me ujë çesme, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se e gjitha është një propagandë e kryeministrit. Ajo ka publikuar dhe një shkresë në të cilën shihet blerja e ujit të pijshëm që bën Bashkia Tiranë për stafin. Krah shkresë, Tabaku pyet se kur ujë ka 24 orë për çdo familje, atëherë përse duhet bashkia të shpenzojë 200 mijë euro në vit për ujë.
“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë,”- shkruan Tabaku.