Loading...

Blendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë:: ‘Ecnim me 30 kg në kurriz për orë të tëra’

Gazetari Blendi Fevziu kujtoi mbrëmjen e djeshme kohën kur bënte zbor në dik taturë.
Fevziu tha se një oficer zgjonte rreth 300 veta në mes të natës me thirrjen se NATO dhe Traktati i Varshavës po su lmonin Shqipërinë dhe të gjithë ecnin më pas me orë të tëra me peshë në kurriz.

“Berat ti nuk e di. Ja do të tregoj një histori reale. Në vitin 1988-89, Lorenci dhe unë, edhe Emini besoj se atë kohë ka mbaruar shkollën kemi qenë në zbor.

E bënim në një zonë që ti duhet ta njohësh, Mamurras. Që ta dish, në orën 02:00 të natës, 300 veta kishte kapanoni, hynte një oficer që bërtiste me të madhe, Nato dhe Traktati i Varshavës po su lmojnë Shqipërinë.

Ne visheshim, merrnim 30 kile në kurriz, ecnim 10 orë nëpër kodrat e Mamurrasit, rrinim tek stacioni i trenit i Mamurrasit, aty na grumbullonin, dilte oficeri prapë dhe thoshte “shokë, ushtarë, Nato dhe Traktati i Varshavës u shp artalluan. Ne uleshim dhe vinte një tren që nga Tirana në Shkodër e bënte për 10 orë”, tha Fevziu.
I gjithë tregimi shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Fevziu duke iu përgjigjur Berat Buzhalës tha për situatën se: Ishte estradë, nuk e merrte njeri seriozisht.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com