Pedagogu i Gazetarisë, Artan Fuga ka su lmuar në një reagim në rrjetet sociale, deputetët që nuk iu bashkuan Kuvendit të Sali Berishës.
“Nga pikëpamja e shkencave politike, përtej partive politike, duke gjy kuar ftohtë dhe pa asnjë anësi, situata sot është e qartë:
Raporti i forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë do të ndryshojë rrënjësisht!
Deputetët që përfaqësojnë trashëgiminë e ish kryetarit Lulzim Basha, i lanë duart nga PD, dhe kanë vetëm katër rrugë për të ndjekur në Kuvendin e Shqipërisë:
1. Ose të bëjnë një Kongres ku të arrijnë të mbledhin përsëri po aq delegatë pasi të rimbledhin seksione! Të bindin se kanë prapa tyre partinë. Po qe se kanë këllqe! Kjo më duket supë e ftohtë.
2. Ose të dorëzojnë armët dhe të shkojnë atje ku kanë thënë se nuk shkojnë. Pra t’i binden Komisionit të rithemelimit.
3. Ose të pranojnë se nuk janë më mirë se ish deputetët e Kuvendit të opozitës budallaqe të pasdorëzimit të mandateve.
4. Ose të dorëzojnë mandatet dhe të shkojnë në punë të vet.
Mundësi të pestë nuk ka!
Me tërci e vërci, me fjali kushtore, me vërdallosje në korridore e restorante, me gjyqe, ankimime, me dëngla në zyrat e Kuvendit, me deklarata para mikrofonëve, janë të mbaruar dhe nuk i duhen më politikisht askujt!
Të qendronin si hunj gardhi në kolltuk, pa identitet politik, do të ishin bërë politikisht qesharakë”, shkruan Fuga.