Loading...

Zelenskyy: Samiti do ekspozojë kush është mik dhe kush na tr adhtoi për para

Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskyy paralajmëroi liderët perëndimorë që takohen në Bruksel se Rusia po ushtron fuqinë e saj ekonomike për të ndaluar aleatët e Ukrainës që të ndërhyjnë në lu ftë.
“Ne e dimë se rusët tashmë kanë filluar të lob ojnë për interesat e tyre. Këto janë interesat e lu ftës. Ne e dimë se ata po punojnë me disa partnerë,” tha Zelensky përpara samiteve të G7, NATO-s dhe Bashkimit Evropian që do të mbahen në Bruksel sot.

“Pozicioni ynë i vendosur do të përfaqësohet në këto tre samite. Në këto tre samite do të shohim: kush është mik, kush është partner dhe kush na tradhtoi për para”.- tha ai, raporton Skynews.

Rreth 40% e Evropës furnizohet me gaz rus. Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar burime alternative të energjisë teksa kërkojnë sa nksione ndaj Moskës. Zelensky do t’i drejtohet samitit të NATO-s përmes lidhjes video dhe pritet të bëjë thirrje për armatim më të avancuar, duke përfshirë sistemet e avionëve dhe anti-ajror.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com