Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar që 24 marsi që shënon 1 muaj nga pu shtimi rus të jetë një ditë marshimi në të gjithë botën. Ai u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të pro testojnë publikisht të enjten.
“Lu fta e Rusisë nuk është vetëm lu fta kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë”, shprehet Zelensky.
“Rusia filloi lu ftën kundër lirisë. Ky është vetëm fillimi për Rusinë. Rusia po përpiqet të mposhtë lirinë e të gjithë njerëzve në Evropë. Të gjithë njerëzve në botë. Ajo u përpoq të tregonte se vetëm mi zoria ka rëndësi. Bota duhet ta ndalojë Rusinë. Bota duhet të ndalojë lu ftën. U bë një muaj, kaq kohë, më th yen zemrën, zemrat e të gjithë ukrainasve dhe çdo njeriu të lirë në planet”, është shprehur ai.
Zelensky ka bërë apel për demonstrata në rrugë dhe që pr otestuesit të mar shojnë me simbole ukrainase.
“Ejani në sheshet e rrugëve tuaja. Dukuni dhe ngrini zërin”, thotë Zelensky, ndërsa shtoi “Njerëzit kanë rëndësi, liria ka rëndësi, njerëzit kanë rëndësi, paqja ka rëndësi. Ukraina ka rëndësi”.