Loading...

Vlorë/ Në Pallatin e Kulturës hapet ekspozita e 15 studentëve të degës së Pikturës

Sot në qytetin e Vlorës, nën kujdesin e Edi Kojani Art-Gallery Vlore u hap ekspozita e 15 studentëve të degës Pikturë.
Duke sjellë një frymë të re ata u gjendën mes piktorëve në zë të qytetit dhe pedagogëve të tyre. Është bukur kur shikon tentativa të bukura, krijime të një fryme të re që do të çojë më tej artin në vendin tonë.

Këta studentë të brishtë nga pamja dinë të lozin me idetë e tyre, me ngjyrat, me pasionin, talentin dhe formimin e tyre artistik duke hedhur hapat e parë drejt rrugës së tyre artistike. “Konflikti”artistik midis të resë dhe të vjetrës nuk ekziston. (Edhe pse është produktiv)

Profesorë e piktorë të qytetit si Arben Meksi, Agron Dine, Edi Kojani, Shpëtim Xhema, Besnik Spahiu, Erald Dine, etj ishin pranë studentëve nga Vlora, Lushnja, Tirana e Durrësi dhe Shkodra. U krijua një atmosferë e këndshme artistike ku brezat pranojnë njëri-tjetrin! Në ekspozitë morën pjesë këta piktorë të rinj: Izmir Bahja, Ajet Halili, Silvi Nasufi, Eva Arapi, Euro Rasa, Evarist Marashi, Klajdi Karati, Stiven Petoshati, Arnilda Kyçyku, Niva Çekiçi, Albi Yzo etj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com