Loading...

Vjen paralajmërimi i papritur/ Ja kur mund të shkarkohet Lulzim Basha!

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar sot se kreu i PD Lulzim Basha mund të shkarkohet nesër nga grupi parlamentar.

Ai tha se grupi parlamentar e ka kompetencën për ta shkarkuar kryedemokratin nga funksioni i kryetarit.

Sipas tij në PD duhet të vendosë vota, pasi në këtë mënyrë kjo parti do të bëhet më e fortë përballë kryeministrit Edi Rama.
“Deputetët janë vendosur vetë dhe kanë marrë qëndrimin e tyre. Ka fjalë që Basha mund të shkarkohet nesër nga Grupi Parlametar. Grupi e ka këtë kompetencë, ashtu siç e përjashtuan Sali Berishën. Grupi ka kompetencë që të shkarkojë këdo që ka vendosur. Është organi më i lartë në Partinë Demokratike.

Mjaft më me marifete, me manipulime, dhe të përballemi me votë. Ne do të kemi një mbledhje të rradhës, jemi të fokusuar te makineria elektrorale e Partisë Demokratike. Si sot një vit, ne do të kemi zgjedhjet lokale, dhe duhet të kemi një Parti Demokratike të fortë përballë Edi Ramës”, u shpreh Këlliçi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com