Teksa numërojnë minutat që këngëtari kolumbian, Maluma, të ngjitet në skenë, fansat janë grumbulluar pranë hyrjeve kryesore duke u ngjeshur me njëri-tjetrin.
Nga fotot e ardhura pranë redaksisë së newsbomb.al, qytetarët shihen se mezi po presin që të shohin “ëndrrën” e miliona vajzave në të gjithë botën.
Të shumtë janë ata qytetarë të cilët prej dy vitesh kanë siguruar biletën për koncertin e famshëm të këngëtarit, koncert i cili u shty disa herë për shkak të pandemisë.
Më herët këngëtari kolumbian kishte publikuar një foto nga kryeqyteti, duke i treguar të gjithëve se ndodhet në Tiranë dhe me këtë rast duke i bërë dhe një publicitet të mirë Shqipërisë.